Tërbimi amerikan vendimin e OPEC-ut dhe justifikimi saudit

Presidenti i SHBA Joe Biden nuk ka ndërmend të takohet me princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman në samitin e G20 të muajit të ardhshëm në Indonezi, ka konfirmuar këshilltari i sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Biden do të “rishqyrtojë” marrëdhëniet me Arabinë Saudite pas reduktimit të kuotave të prodhimit të naftës të vendeve anëtare të grupit OPEC +, gjë që favorizon Rusinë, por “ai nuk do të veprojë me nxitim”, shtoi Sullivan në CNN.

Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Arabisë Saudite janë në akull të hollë për shkak të vendimit për të ulur prodhimin e naftës.

Javën e kaluar, karteli i naftës OPEC i udhëhequr nga Arabia Saudite dhe një grup prej 10 prodhuesish të tjerë të naftës të udhëhequr nga Rusia ranë dakord të ulin prodhimin global me dy milionë fuçi në ditë duke filluar nga nëntori.

Vendimi pritet të sjellë rritje të çmimeve të naftës, gjë që do të ndihmonte Rusinë të financonte luftën në Ukrainë, pretendohet nga SHBA.

Paralajmërimi I SHBA

Por ministri i Mbrojtjes i Arabisë Saudite ndihet “i tmerruar” nga akuzat se mbretëria “qëndron me Rusinë në luftën e saj me Ukrainën”.

Princi Khalid bin Salman tha se vendimi i OPEC+ u mor unanimisht dhe për arsye thjesht ekonomike.

Biden paralajmëroi Arabinë Saudite se do të përballej me “pasoja” nëse do të mbante anën e Rusisë në mbështetjen e shkurtimeve të prodhimit të naftës. Lëvizja e OPEC+ minon planet perëndimore për të vendosur një kufi çmimi për naftën ruse në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.

Uashingtoni beson se prodhuesit e Gjirit kanë mbajtur anën e Rusisë në dëm të SHBA-së dhe aleatëve të saj perëndimorë. Nga ana tjetër, Rusia e mirëpriti vendimin për uljen e prodhimit. /tesheshi.com/