19 VJET ME BIPBM-në

Dje, pikërisht, më 21 janar, mbushen 19 vjet, që kur është themeluar Bashkësia Islame për Preshevë Bjanoc dhe Medvegjë, ky institucion i vetëm i pavarur në rajonin e Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës, i cili vepron si subjekt juridik mbi baza të normave dhe parimeve Islame që nga viti 2003.

Bashkësia Islame për Preshevë Bjanoc dhe Medvegjë, gjtatë këtyre 19 vitesh, ka zhvilluar një varg aktivesh të rëndësishme për jetën fetare në këtë rajon, duke u avancuar në shkallë të Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, me zëvendës kryetarin dhe delegatët e Kuvendit të saj nga Lugina e Preshevës.

Gjithashtu, në këto dy vitet e fundit nga BIPBM, janë dhënë këshilla dhe sugjerime se si duhet të sillen xhematlinjtë, gjatë periudhës pandemike, duke mbrojtur shëndetin nga virusi vdekjeprurës, njofton Portali Jetapress.