Sead Nasufoviq nga Sanxhaku u rizgjodh kryetar suprem i Bashkësisë Islame të Serbisë (Rijasetit), ndërsa për zëvendës Nexhmedin Saqipi nga Lugina e Preshevës

Në seancën e Kuvendit Suprem të Bashkësisë Islame të Serbisë (Rijaseti), të mbajtur të dielen e 12 dhjetorit në Beograd, ish-reis-l-ulema, akademiku Sead Nasufoviq, u rizgjodh kryetar suprem i Bashkësisë Islame të Serbisë, ndërsa për zëvendës të tij u zgjodh ish-myftiu Nexhmedin Saqipi nga Lugina e Preshevës, njofton uebfaqja e Riyaset-it Bashkësisë Islame të Serbisë.
Pas kësaj rizgjedhje, Sead Nasufoviq do të fillojë mandatin e dytë si reis-l-ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë.
Siç thuhet, kryetari i Kuvendit Suprem të Bashkësisë Islame të Serbisë, Muhamed Jusufspahiq, në një bisedë telefonike e ka uruar Nasufoviq për zgjedhjen e tij reis-l-ulema, i ka uruar fat dhe suksese dhe i ka thënë që të vazhdojë të punojë në përmbushjen e detyrat që ka pasur në mandatin e tij të parë, të cilat nuk janë kryer, ndër të tjera për shkak të pandemisë Covid-19, dhe mbi të gjitha, planet për përmirësimin e institucioneve të Bashkësisë Islame të Serbisë si dhe punën në dobi të të gjithë myslimanëve në Serbi, njofton Beta, transmeton Jetapress.