Përfundoi punimet konferenca shkencore “Revista “Edukata Islame” – 50- vjet mision në fjalën e shkruar shqipe”

Përfundoi punimet konferenca shkencore “Revista “Edukata Islame” – 50- vjet mision në fjalën e shkruar shqipe”, e cila u mbajtë për dy ditë rresht 15-16 dhjetor,të organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës (BIRK).

Në përfundim të saj ishte edhe Kryetari të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava. Gjatë ditës së djeshme u mbajtën katër seanca, ku referuesit shpaluan hulumtimet dhe të gjatuarat e tyre për rolin dhe peshën historike, fetare e kombëtare që ka luajtur revista Edukata islame si revistë e parë fetare, shkencore e kulturore në Kosovë dhe njëherit më jetëgjata në trojet shqipfolëse. Ndërsa sot në ditën e dytë dhe të fundit u mbajtën edhe tre seanca shkencore. Në këtë konferencë gjithsejtë u paraqitën 44 referues të cilat dhanë mundin dhe kontributin e tyre si dhe vlerësimin e saj në rrugës e gjatë pesëdhjetë vjeçare.

Në fund të kësaj konference mori fjalën edhe Kryetari të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava i cili falënderoi bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që kontribuuan në mbarëvajtjen dhe përfundimin e suksesshëm të kësaj konference shkencore, e në veçanti drejtorin për kulturë dhe veprimtari botuese z.Ramadan Shkodrën, duke premtuar se institucioni të cilin ai udhëheq do të angazhohet gjithnjë që të kemi takime të tilla që i kontribuojnë dijës dhe fjalës së shkruar shqipe. “Propozoj që të tre bashkësitë fetare shqiptarë (Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Shqipërisë” që ka mesi i vitit të ardhshëm të mbahet një konferencë për unifikimin e terminologjisë fetare islame dhe nuk ka rëndësi se ku do të mbahet, por rëndësi ka që të kemi studiues dhe të japin kontribut. Ne e kemi obligim për gjeneratat e kaluara të cilët kanë derdhur mund e djers që kanë bërë shumë për fjalën e shkruar islame në gjuhën shqipe dhe jo vetëm”-tha mes tjerash Myftiu Tërnava

Edhe kryeredaktori i revistës “Edukata Islame”, Sabri ef. Bajgora falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e kësaj konference dhe mundin e tyre dhe kërkoi edhe njëherë nga pjesëmarrësit dhe pendët tjera që me shkrimet e tyre të kontribuojnë në ngritjen e nivelit të revistës drejt objektivave që ka vendosur para saj.

Krejt në fund drejtori për kulturë dhe veprimtari botuese Ramadan Shkodra falënderoi të gjithë pjesëmarrësit ët cilët kontribuuan me kumtesat e tyre në të si dhe ftoi të gjithë referuesit që deri kah fundi i janarit të vitit të ardhshëm të dërgojnë punimet e tyre në versionin final që do të dhe që më pas do të botohen të gjitha në një libër.
Njëherit ai premtoi se me mbështetjen e Myftiut Tërnava do të mbahen edhe konferenca tjera dhe aktivitetet kulturore.