Myftiu i BIPBM – së, z. Nexhmedin Ademi ishte në vizitë zyrtare në Diyanetin turk

Myftiu i BIPBM – së të hënën e kaluar (13. 12. 2021), në ambientet e Bashkësisë Islame – Diyanetit turk është pritur zyrtarisht nga zëvendës kryetari i këtij institucioni të rëndësishëm fetar z. dr. Selim Argun.

Diyaneti është një nga organizatat fetare islame më të rëndësishme  në mesin e myslimanëve të botës. Zyrtarisht bashkëpunon me më shumë se 80 shtete anambanë botës. Është hera e parë që ky institucion autoritativ me kredibilitet në zhvillimin dhe ruajtjen e jetës kulturore islame takon një autoritet të organizimit fetar islam nga Lugina e Preshevës.

Myftiu z. Ademi falënderoi nikoqirin për mundësinë e dhënë për të diskutuar mbi gjendjen e myslimanëve në Luginë të Preshevës. Ai theksoi se është e rëndësisë së veçantë prezenca e Diyanetit në Luginë të Preshevës. U diskutua mundësia e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta me BIPBM – në që do të organizohen eventualisht në të ardhmen për të mirën e besimtarëve dhe qytetarëve të Luginës së Preshevës.

Trashëgimia e përbashkët kulturore, historike, diaspora e fuqishme shqiptare në Turqi, miqësia e vazhdueshme e popullit turk me atë shqiptarë, përbëjnë faktorë të rëndësishëm të thellimit të marrëdhënieve edhe ashtu shumë të mira në mes dy popujve vëllezër.

Tradita fetare islame historike me gjithë tërësinë që përfaqëson në aspektin e zhvillimit dhe praktikimit në fushën praktikimit të normave besimore dhe praktikimit të islamit sipas doktrinës së shkollës juridike hanefite. z. Ademi premtoi se në të ardhmen e afërt do të paraqesim programin e përbashkët me një vizion të qartë mbi të ardhmen e jetës fetare islame në regjioni tonë.

Përfaqësuesit e myslimanëve në Serbi, nga Lugina e Preshevës, Beogradi dhe Novi Pazari u zotuan se do të punojnë që të ketë më shumë paqe dhe tolerancë në mes komuniteteve fetare, identiteteve etnike dhe qytetarëve në përgjithësi. Takimi ishte realizuar me ftesë të DIYANETIT turk, njofton Jetapress.