Mesazhe urimi për zgjedhjen e Nexhmedin Saqipit, zëvendës reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi

Zgjedhjet e reja në Kuvendin Suprem të Bashkësisë Islame të Serbisë (Rijaseti), të mbajtur të dielen e 12 dhjetorit në Beograd, ish-reis-l-ulema, akademiku Sead Nasufoviq, nga Sanxhaku u rizgjodh kryetar suprem i Bashkësisë Islame të Serbisë, ndërsa për zëvendës të tij u zgjodh Nexhmedin Saqipi nga Lugina e Preshevës.

Mustafë Memeti, kryetar i forumit koordinativ të organizatave fetare shqiptare në Zvicër, në rrjetin e tij social të facebook-ut sjell këtë mesazh urimi, të cilin po e publikojmë të plotë.

Urime të sinqerta në emrin tim dhe të forumit koordinativ të organizatave shqiptare Islam në Zvicër për rizgjedhjen e Nexhmedin Saqipit zëvendës reisi në Meshihatin e republikës së Serbisë.

I nderuar koleg. Merri urimet më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj përsëri në hierarkinë më të lartë fetare në republikën e Serbisë. Unë jam i bindur se përvoja juaj profesionale, energjia, talenti i menaxhimit dhe aftësia organizative do t’ju lejojnë të arrin arritje të rëndësishme në dobi të shqiptareve të besimit islam në Luginën tonë legjendare. Edhe njëherit nga fundi i zemrës sime ju uroj suksese një pas një, thuhet në mesazhin e urimit të Mustafë Memetit, kryetar i forumit koordinativ të organizatave fetare shqiptare në Zvicër, njofton Jetapress.