Myftiu Saqipi priti Myftiun e Bashkësisë Islame të Beogradit Mustafa ef. Jusufspahiq

Sot, Myftiu i Meshihtit të Bashkësisë Islame për  Preshevë Bujanoc dhe Medvegje H. Nexhmedin ef. Saqipi, me bashkëpunëtorët e tij, priti në një takim pune  Myftiun e Bashkësisë Islame të Beogradit Muhamed ef. Jusufspahiq.

Qëllimi i kësaj vizite në mes të krerëve institucionalë të jetës fetare në Luginë të Preshevës dhe Serbi, ishte njohja për së afërmi e zhvillimeve politike, kulturore e fetare në vend dhe rajon, si dhe hapat që duhet ndërmarrur për tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët pa dallime përkatësie kombëtare, racore dhe fetare.

Myftiu Saqipi e njoftoi Myftiun Mustafa Jusufspahiq për zhvillimet fetare në Luginë të Preshevës dhe përgatitjet që janë duke u bërë në prag të zgjedhjeve të reja në Rijaset dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në mes Meshihateve dhe Bashkësive fetare në shtetet fqinje.

Myftiu Mustafa Jusufspahiq, i cili është z/kryetar i Bashkësisë Islame në Serbi, e përgëzoi homologun e tij për kontributin që po e jep në kultivimin dhe afirmimin e tolerancës, paqes, stabilitetit e bashkëjetesës multietnike në rajon, njofton Jetapress.