Shkëndija model i veshjes Islame në perëndim

Këngëtarja e mirënjohur kosovare Shkëndije Mujaj, një nga fotomodelet më të famshme shqiptare, me origjinë nga Peja, lidhur me miratimin e ligjit në Zvicër për të ndaluar mbulimin e plotë të fytyrës, thotë se “burka është e tepërt për kohën dhe rrethin ku jetojmë”.

Gjithashtu, këngëtarja dhe fotomodelja me sharm të bukurisë Shkëndija, thotë se nuk e ka për qëllim të bëhet pjesë e politikës ditore, por sipas saj Islami është fe e cila ju përshtatet vendit dhe kohës, sot besimtarët kanë shumë me çfarë të merren, por islami e do të bukurën, sepse, Zoti është i bukur.

Vlen të ceket se Shkëndije Mujaj, është këngëtare e mirënjohur, pra është një yll që shkëlqen si shkëndijë dhe ka një biografi shumë interesante. Ajo jeton në Zvicër dhe është e pranishme në mediet zvicerane si një femër me karakter të fortë, atraktive dhe tërheqëse, me një sharm bukurie të jashtëzakonshme, me linja perfekte trupore dhe inteligjente e cila bën një jetë luksoze.