Paralajmërimi i rrezikut nga komunat boshnjake në Kosovë, vlen edhe për Luginën e Preshevës

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje, në një prononcim për publik, paralajmëron rrezikun e krijimit të komunave boshnjake në Kosovë, të motivuar nga Lista Serbe, në mënyrë që bashkërisht të bëhen faktorë në Parlamentin e ri të Kosovës.

 Ky skenar kaq i rrezikshëm, nuk është  i panjohur  për kreun e BIK-ut, në Kosovë dhe liderin shekullor të këtij institucioni Myftiun Naim Tërnava, i cili kohë më parë, priti në një takim të ngrohtë miqësor përfaqësuesit fetarë të Novi Pazarit, të njohur si Meshiat i Bashkësisë Islame në Serbi, i cili funksionon në kuadër të Bosnje e Hercegovinës, me seli në Sarajevë.

 BIK-u i Tërnavës, përmes përfaqësuesve të Boshnjakëve të Sanxhakut në Parlamentin e Serbisë, po mundohet t’i përçaj përmes Këshillave boshnjakët në Kosovë, ashtu siç i ka ndarë e katandisur këshillat e Bashkësisë Fetare në Luginë të Preshevës.

 BIK-ut të Tërnavës, nuk i pengon që boshnjakët në Parlamentin e Serbisë, nuk e njohin Kosovën si shtet, a në anën tjetër ata i futin hundët në organizimin fetar dhe politik në Luginë të Preshevës dhe Kosovës.

 Kjo vërejtje e Duda Balje, le të shërbej si mësim i mirë edhe për liderët në Kosovë dhe Luginë të Preshevë, të cilët i kanë future veshët në lesh dhe heshtin para veprimeve sekrete të Beogradit për ta ndarë Kosovën me boshnjakët, duke llogaritur edhe komunat e Luginës së Preshevës, në të cilat Sanxhaku veç i ka shtrirë veprimet e veta përmes Mexhlizeve dhe sejmenëve të tyre, njofton Jehonaislame.

 

 

   

 

 

 

110 Comments

  1. I really like your writing style, excellent information, regards for putting up :D. “He wrapped himself in quotations- as a beggar would enfold himself in the purple of Emperors.” by Rudyard Kipling.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.