Erdogan publikon një mesazh në 10-vjetorin e vdekjes së ish-kryeministrit Necmettin Erbakan

Presidenti Recep Tayyip Erdogan publikoi një mesazh me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Kryeministrit të ndjerë, Necmettin Erbakan.

Në postimin e bërë nga llogaria e tij në median sociale “Instagram”, Presidenti Erdogan shkroi: “Unë përkujtoj me respekt dhe nderim në 10-vjetorin e kalimit të tij në ahiret të mësuesit tonë Prof. Dr. Necmettin Erbakan, një dijetar, burrështeti dhe politikan i madh që ia kushtoi jetën e tij mësimit, mësimdhënies, shërbimit dhe zgjerimit të horizonteve të këtij vendi.”

Së bashku me mesazhin, ai postoi edhe një fotografi të Erbakanit.

Edhe Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop, tha se Erbakani, për të cilin është lutur në varrin e tij me rastin e 10-vjetorit të vdekjes, edhe si një akademik, edhe me misionet e tij në organizatat joqeveritare dhe politikë, i ka dhënë një shërbim të madh Turqisë dhe ka dhënë një mund të madh.

“Shërbimet e tij nuk janë vetëm për veten e tij por janë projekte, me njerëz që ai i ka mësuar dhe i ka ofruar Turqisë me horizont. Ashtu edhe si vetë emri i tij, ai është një yll e besimit (fesë)”, tha Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop.trt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.