Përgëzime me rastin e emërimit të Reis-ul-ulema, Haxhi Hafiz Shaqir Efendi Fetahut në pozitën e nderit të Shefit Suprem të Bashkësisë Fetare në Maqedoninë e Veriut

Me rastin e emërimit të Reis-ul-ulema, Haxhi Hafiz Shaqir Efendi Fetahut në Bashkësinë Fetare  të Maqedonisë së Veriut, Reis-ul-ulema Akademik dr. Sead Efendi Nasufoviq, kryetar i Bashkësisë Islame në Serbi e ka uruar homologun e tij për zgjedhjen në pozitën e nderit të Shefit Suprem të këtij institucioni të lartë fetar.

Në telegramin e urimit dr. Nasufoviq midis tjerash shprehet “Ne jemi të bindur që me zgjedhjen tuaj si Reisu-l-ulema, të gjithë qytetarët, veçanërisht myslimanët e Maqedonisë Veriore, si dhe komuniteti juaj, xhamitë, medresetë, kolegjet dhe institucionet e tjera në vend dhe jashtë e kanë mirëpritur përzgjedhjen tuaj për të cilin jeni betuar për besnikëri, etj”.

Dr. Nasufoviq, gjithashtu në kuadër të këtij urimi thekson se “Rijaseti i Bashkësisë Islame të Serbisë kishte nderin të arrijë një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, të cilin ne e pranuam reciprokisht dhe zyrtarisht vitin e kaluar në formën e një Memorandumi të Bashkëpunimit në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat. Shpresa dhe dëshira jonë është që të vazhdojmë me rezultate të mira për përfitim reciprok, gjithmonë duke marrë parasysh suksesin e myslimanëve dhe fenë tonë islame, duke u përpjekur sinqerisht për interesin e përgjithshëm të umetit”.

77 Comments

  1. Asking questions are in fact pleasant thing if you are not
    understanding anything totally, except this paragraph provides pleasant
    understanding even.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.