Mustaf Memeti autorizohet për organizimin e jetës fetare në Zvicër

Në bazë të kërkesës së Meshiatit të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Rijaseti i Bashkësisë Islame i Serbisë, autorizon teologun e mirënjohur mr. Mustaf Memeti, të jetë koordinator i organizimit të jetës fetare në frymën e akceptancës, tolerancës dhe respektit reciprok pranë Meshihatit të Luginës së Preshevës si dhe standardeve në mbarë Zvicrën e diasporën.

Mr. Mustaf Memeti, nga Presheva, me vendbanim në Zvicër, në bazë të këtij Autorizimi, gëzon kometencat dhe të drejtat që në emër të Meshihatit të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, t’i koordinoj aktivitetet fetare me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar islam në Zvicër dhe mbarë diasporës në shtetet perendimore.

Ky autorizim hyn në fuqi në momentin e vendimit të tij në harmoni me frymën Kushtetuese të Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, njofton Jetapress.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *