Vëllazëria njerëzore për promovimin e sigurisë dhe paqes

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Taulant Bica sëbashku me Myftiun e Tiranës, z. Lauren Luli dhe Drejtorin e Vakf-Investimeve në KMSH, z. Edison Hoti po marrin pjesë në konferencën rajonale, me temë: “Vëllazëria njerëzore për promovimin e sigurisë dhe paqes”.

Kjo konferencë organizohet në Zagreb, Kroaci, nga Liga e Botës Islame në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Kroacisë dhe do t’i zhvillojë punimet e saj në datat 4 dhe 5 shkurt 2020.

Gjatë punimeve të konferencës, përfaqësuesit e lartpërmendur të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, zhvilluan disa takime me krerët e komuniteteve fetare të rajonit dhe Myftiun e Egjiptit, Prof. Dr. Shawki Allam, me të cilët diskutuan mbi çështje të ndryshme që prekin aktualitetin e institucionit e më gjerë.

Konferenca po i zhvillon punimet e saj në disa sesione, në të cilat deri më tani kanë referuar dhjetëra pjesëmarrës me tematika të ndryshme, si: “Vëllazëria njerëzore, feja, kultura dhe etnia”, “Sëbashku ne i përballojmë sfidat”, “Idetë për formimin e bazave në rritjen e sigurisë dhe paqes”, etj./KMSH/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *