Ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë viziton KMSH-në

Ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, z. Abdul-Mu’min Muhamed Sharaf, i shoqëruar nga një delegacion përfaqësuesish të përbërë nga Konsulli i Ambasadës, z. Hatim el-Sa’di dhe Përgjegjësi i Çështjeve Fetare, z. Hamed el-Saj’arij, zhvilluan sot një vizitë kortezie në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku u pritën nga Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, bashkë me stafin e institucionit.

Pjesë e këtij takimi ishin gjithashtu edhe Rektori i Kolegjit Universitar “Bedër”, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, dhe Profesori i Departamentit të Shkencave Islame, z. Xhemal Seferti.

Gjatë bashkëbisedimit ndërmjet tyre u diskutua mbi aktualitetin e deritanishëm të të dy institucioneve, mbi bashkëpunimet dhe marrëdhëniet e mira institucionale mes Ambasadës dhe KMSH-së.

Në fjalën e tij, Kryetari Spahiu, pasi e falënderoi z. Abdul-Mu’min Muhamed Sharaf për vizitën, e vlerësoi Ambasadën e Arabisë Saudite për kontributin e deritanishëm në çështje të shumta jo vetëm fetare por edhe sociale në vendit tonë.

Ndërsa Ambasadori u shpreh i hapur për të konkretizuar bashkëpunime të mëtejshme në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Në fund të takimit, Kryetari i Komunitetit Mysliman, z. Spahiu, në shenjë mirënjohjeje për kontributet e vazhdueshme në mbështetje të KMSH-së, i dorëzoi një vlerësim institucional Ambasadorit të Arabisë Saudite në Tiranë, z. Abdul-Mu’min Muhamed Sharaf.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *