Gjykata e Apelit shfuqizon dokumentet e falsifikuara te Buzakut

Gjykata e Apelit i ka hedhur si të pabaza pretendimet e Skender Buzakut kryetarit të vetshpallur të BFI-së, me çka ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës Themelore dhe kështu Reis.Ef Sulejman Rexhepi mbetet kryetar legjitim i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Zhurnal ka siguruar dokumentin dhe vendimin e Gjykatës së Apelit në këshillin e përbërë prej gjykatësve Lidija Dimçevska, kryetare e këshillit, Maja Markova Kotevska dhe m-r Suad Aliu anëtar të këshillit në çështjet juridike, pas kërkesës për ndryshimin e ushtruesit të detyrës Reis Ulema të BFI-së në RMV me seli në Shkup, duke vendosur për ankesën e BFI-së në RMV dhe personit të interesuar Sulejman Rexhepi nga Svillarja e Epërme në Saraj, të parashtruar përmes avokatit Radovan Çesmaxhiski, kundër vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 2 nga 17.04.2019, e ka pranuar të njejtën ankes dhe ky vendim shfuqizohet dhe lënda kthehet në rishqyrtim.

Gjykata e Apelit ka vërtetuar si të pabaza dokumentet e Buzakut. Gjykata e Apelit është thirrur në aktin më të lartë juridik të Bashkësisë Fetare Islame, gjegjësisht në kushtetutën e saj, e cila qartë shkruan se nëse dikush dëshiron të bëhet kryetar i BFI-së duhet ti ketë 40 vjet, ndërsa sipas datave që ka parashtruar Skender Buzaku se kinse në atë mbledhje është zgjedhur për kryetar të BFI-së i ka pasur 39 vjet.

18 Comments

  1. With havin so much written content do you ever run into any
    issues of plagorism or copyright infringement? My
    website has a lot of completely unique content I’ve
    either authored myself or outsourced but it looks like a
    lot of it is popping it up all over the web without my permission.
    Do you know any solutions to help protect against content from being ripped
    off? I’d really appreciate it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.