Kreu i KMSH-së zhvillon vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërsië, H. Bujar Spahiu, i shoqëruar nga drejtori i Vakf-Investimeve, z. Edison Hoti dhe nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite.

Kjo vizitë u organizua me nismë të ministrit për Çështjet Islame në Arabinë Saudit, z. Abdul-Latif Al-Sheikh, i cili disa muaj më parë ftoi kreun e KMSH-së për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite.

Gjatë takimit me z. Abdul-Latif Al-Sheik në ministrinë e Çështjeve Islame është firmosur memorandumi i bërbashkët mes dy institucioneve.

Kryefjala e këtij takimi ishte qëndrimi i qartë në luftën kundër çdo lloj ekstremizmi si dhe interpretimi i saktë dhe i drejtë i Islamit.

Kreu i KMSH-së theksoi në takim se Shqipëria është një shembull i jashtëzakonshëm i përcjelljes së Islamit të drejtë, me vlerat më të larta që ai përfaqëson si dhe u ndal tek harmonia dhe bashkëjetesa fetare.

Ndërsa ministri Abdul-Latif Al-Sheikh përgëzoi kreun e KMSH-së për qëndrimet e sakta dhe ekuilibruese të mbajtura nga institucioni, duke i shprehur edhe mbështetjen e tij institucionale.

Ndër pikat kryesore të marrëveshjes ishin prezantimi i Islamit dhe shpalosjes së vlerave të harmonisë, pjesëmarrja e dijetarëve dhe predikuesve nëpër konferenca dhe simpoziume të mbajtura në dy vendet, bashkëpunimi në fushën e shërbimit ndaj Kur’anit Fisnik dhe Traditës Profetike, përgatitja e programeve të përbashkëta me rastin e festave fetare dhe shkëmbimin e eksperiencave, organizimi i seminareve, simpoziumeve dhe konferencave shkencore, trajnimit të kuadrove dhe organizimit të panaireve të përbashkëta si dhe shkëmbimin e eksperiencave në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objeteve të kultit./KMSH/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *