Inaugurohet Xhamia e re Arrameras në Fushë-Krujë

Është inauguruar këtë të premte xhamia e re në Arrameras në Fushë-Krujë.

Në një atmosferë të ngrohtë shpirtërore, me lexim Kur’ani, ilahi dhe me përshëndetjen e të ftuarve u hapën dyert e xhamisë më të re në Fushë-Krujë.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, z. Sulejman Rexhepi, myftiu i Krujës, z. Erjol Haxhiu, myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli, sekretari i përgjithshëm i Bashkisë së Krujës, z. Florin Cerhozi, përfaqësues të shoqatave të ndryshme, myftinj, imamë dhe besimtarë të shumtë.

Ceremonia e inaugurimit filloi me lexim Kur’ani nga Egzon Ibrahimi, i cili me zërin e tij i shtoi atmosferë këtij aktiviteti.

Më pas ishte myftiu i Krujës i cili falënderoi të pranishmit dhe kontribuesit si dhe theksoi rëndësinë dhe vlerën e kësaj xhamie për besimtarët e zonës.

Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu falënderoi donatorët, institucionet dhe të gjithë kontribuesit për ndërtimin e kësaj xhamie. Ai shtoi se xhamia është një vatër edukimi dhe në themelin e saj qëndron dashuria, respekti dhe adhurimi i Allahut.

“Xhamia është një vatër edukimi dhe në themelin e saj qëndron dashuria, respekti dhe adhurimi i Allahut. Kjo xhami gjithashtu do të vlejë edhe për qytetarët e kësaj zone duke qenë në shërbimin e tyre. i lutem Zotit që kjo xhami të frekuentohet nga besimtarët e zonës, le të shërbejë për të ushqyer mendjen, shpirtin dhe zemrën me adhurim dhe besim”, tha ndër të tjera kryetari Spahiu.

Kryetari i BFI-sw të RMV-sw, z. Sulejman Rexhepi u shpreh se kjo xhami do të jetë burim mirësie dhe do të shërbejë për të predikuar mesazhet e pastra të paqes dhe të vërtetës.

Pjesë e përshëndetjeve ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë së Krujës, z. Florin Cerhozi i cili tha se kjo xhami është një vlerë e shtuar për qytetin.

Protokolli i përshëndetjeve është mbyllur nga kryetari i Shoqatës Urtësia, investitor i xhamisë z. Gëzim Abdishahu i cili falënderoi të gjithë faktorët të cilët kanë ndihmuar në fillimin e punimeve dhe ndërtimin e kësaj xhamie.

Më pas është prerë shiriti i inaugurimit dhe është thirrur ezani i ditës së Xhuma.

Pas ezanit është mbajtur hytbeja nga Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu./KMSH/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *