Naim Tërnava priti sot në takim kryetarin Meshiahtit në Serbi, dr. Mevludin Dudiç

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava priti sot në takim kryetarin e Meshiahtit në Serbi, dr. Mevludin Dudiç i cili shoqërohej nga dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në Novi Pazar, prof.dr. Enver Giciç.
Myftiu Tërnava duke i uruar mirë se ardhjen e selinë e BIK në Prishtinë, i falenderoi mysafirër për vizitën duke theksuar se ne jemi vëllezër dhe do punojmë s’bashku në të mirë të besimtarëve të dy vendeve – tha mes tjerash Myftiu Tërnava.

Ndërsa, Myftiu Dudiç falënderoi myftiun për pritjen e ngrohte dhe vëllazërore. Me këtë rast kryetari Dudiç tha: ”Unë me Prishtinën dhe Kosovën jam emocionalisht i lidhur dhe kurdo që vij këtu ndjehem si në shtëpinë time ngase këtu në Prishtinë kam mbaruar shkollën elitare të myslimaneve të Ballkanit – Medresenë Alaudin”.tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *