Femra e mbuluar – kandidate për deputetë në Parlamentin e Kosovës

Garës për të hipur shkallëve të Parlamentit të ri të Kosovës, ia ka mësyrë edhe një femër e mbuluar me shami, një intelektuale me gradë shkencore nga Prishtina e njohur si Besa Ismaili.

Kjo grua me shami, nga një vend me shumicë të besimit mysliman,  Besa Ismaili, është 44 vjeçare, nënë e tre fëmijëve, ka vendosur jo rastësisht të merret me politikë dhe në kudër të Partisë Demokratike të Kosovës, ka pranuar të radhitet në Listën për deputetë në Parlamentin e Kosovës.

Me Besën deputete, Parlamenti i ri i Kosovës,  do të ketë edhe femra të mbuluara përkrah atyre siç i vlerësonin më shumë si fotomodele çfarë ishin Duda Balje, Donika Kada etj. e jo për inteligjencën, vizionet dhe kontributet në Kuvend.

Gjatë fushatës zgjedhore zonja Besa, ka shpalosur kërkesat e saj, të cilat do t’i shtroj një foltoren e organit më të lartë të legjislativit si prioritet barazinë gjinore, përfshirjen e dinjitetshme të femrës në politikë dhe ekonomi, në vendimmarrje dhe pozicione të tjera, të cilat në të kaluarën kanë qenë iluzion për botën femërore shqiptare.

“Në një formë, shoqëria jonë ka krijuar barrë të pabarabartë për gratë, barrë për përkujdesje vetanake të shtëpisë, barrë familjëmbatëse, e barrë pa trashëgimi në pronë. Për të gjitha këto probleme, kemi premtuar zgjidhje, me një angazhim të madh politik. Përveç kësaj, si grua deputete, do të angazhohem për përkujdesje të grave që në familjet e tyre të afërta, kanë individë me status të veteranit të luftës. Tmerret që kanë përjetuar në luftë, janë bartur edhe në shtëpi”, është deklaruar zonja Besa.

Duke shtuar se “nënat dhe gratë tona janë përkujdesur për t’i mënjanuar të bëmat e luftës, duke u përkujdesur parreshtur. Ato dhe fëmijët meritojnë trajtim nga ana jonë. Angazhime në konferenca të veçanta, trajnime ndërlidhëse dhe aktivitete akademike. Si deputete e ardhshme, do të angazhohem për iniciativa konkrete për familjarët e veteranëve, me theks të veçantë gratë e familjarëve”.

Zonjën Besa Ismaili e ushqen shpresa se nga këto zgjedhje do të dalë fitimtare dhe bëhet pjesë e parlamentit, do të bëhet një zë i fortë femëror për të çuar në vend misionin e saj, për të mirën e popullit të Kosovës dhe shqiptarëve jashtë territorit të saj, që edhe ata e llogaritin dhe e ndjejnë veten si pjesë historike të Kosovës, shkruan Jetapress.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *