Reisul Ulema i BFI së në Ditën Kombëtare të popullit saudit në Tiranë

Mbretëria e Arabisë Saudite më 23 shtator shënon Ditën Kombëtare, që lidhet me vitin 1932. Në këtë festë të madhe të popullit arab saudit, ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, zotëri Abdulmomen M. Sharaf, ka organizuar një pritje në MakAlbania Hotel në Tiranë për krerët më të lartë të shtetit shqiptar, përfaqësues të jetës shoqërore-politike të Shqipërisë dhe të Ballkanit, të krerëve fetarë nga Tirana, Shkupi, Prishtina etj.

Me ftesë të veçantë të Ambasadorit Sharaf, në 87-vjetorin e shtetit modern saudit ka marrë pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.

Ambasadori Abdulmomen M. Sharaf ka folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, por dhe të Arabisë Saudite me vendet e Ballkanit, duke thënë se Arabia Saudite ndjek një agjendë ambicioze për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, kryesisht në infrastrukturë. Ai ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Mbretërinë Saudite, duke theksuar që vendi i tij ka vizione dhe mundësi të qarta për të dalë nga çdo vështirësi që krijohet, duke u angazhuar për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për raporte të paqes me të gjithë. Ai po ashtu ishte angazhuar edhe për një rol udhëheqës dhe konstruktiv në arenën ndërkombëtare, mbështetur në një bazë të fortë ekonomike, një mjedis efikas investimi, si dhe shumëllojshmëri të gjerë të burimeve të të ardhurave dhe të pasurisë.

Kryetari i BFI-së, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, në Tiranë ka qenë i shoqëruar nga Ismet ef. Ademi dhe Muzemil ef. Osmani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *