Reisul Ulema Rexhepi: Vizita e Papës në RMV është mision i paqes, tolerancës dhe humanitetit

Lidhur me vizitën e Papës Françesku në RMV,me të cilin patën takim krerët e bashkësive fetare, në një deklaratë për Radio Shkupin, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, u shpreh:
“ Po jetojmë në një kohë kur popuj të ndryshëm po rrezikohen në vazhdimësi, në veçanti popujt që i takojnë botës Islame. Mendoj se një shprehje e vullnetit të mirë nga ana e udhëheqësit shpirtëror të të gjithë katolikëve të botës për zgjidhjen e krizave botërore, ne veçanti lidhur me krizën e refugjatëve, është një gjë e rëndësishme që mund të prodhojë efekt pozitiv…”
“ Sidoqoftë, gjatë takimit me Papën Francisk, në emër të BFI dhe të të gjithë muslimanëve të vendit unë i shpreha atij mirëseardhje në vendlindjen e Nënës Terezë, që është edhe vendlindja jonë”, shtoi Reisul Ulema Rexhepi.
I pyetur lidhur me mosprezencën në liturgjinë që mbajti Papa në Shkup, Reisul Ulema e shprehu keqardhjen e vetë sepse obligimet e shumta dhe aktivitetet lidhur me muajin e Shenjtë të Ramazanit ia pamundësuan një gjë të këtillë. /jetapress.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *