Myftiu Saqipi: Mesazh urimi me rastin e agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit

Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, kryetar i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe njëherit zëvendës reis i Rijasetit në Serbi,  ua uron të gjithë besimtarëve  të Luginës së Preshevës, diasporë si dhe mbarë besimtarëve kudo që gjinden, muajin e  bekuar dhe të uruar të Ramazanit, duke shpresuar se ky muaj do të jetë shkollë e edukimit, pastrimit, emancipimit, lartësimit shpirtëror, si dhe i fuqisë, bukurisë, solidaritetit dhe mirësisë..

“Këtë muaj besimtarët islamë, anë e kënd botës e presin  me kënaqësinë më të madhe, sepse  agjërimi i shndritë  zemrat e besimtarëve dhe i ngritë në shkallën më të lartë të devotshmërisë, duke largon nga zemra zilinë, urrejtjen, përgojimin, egoizmin dhe  përtacinë. Pastaj, i fton besimtarët që të bëhen personalitete të sinqertë, të butë të mëshirshëm ndaj besimtarëve, të jenë të dashur mes veti, t`ia ruajnë shpinën  njëri tjetrit, si të jenë një trup dhe shpirt”, thuhet në mesazhin e urimit të Myftiut Saqipi.

Andaj, sot, kush ka nevojë më tepër  se ne shqiptarët për pastrim shpirtëror, për qëndrueshmëri, durim, mbisundim  mbi epshet, për çlirim nga kolonizimi shpirtëror, për stabilitet, paq dhe harmoni, si dhe marrëdhënie të mira në mes etniteteve.

E lusim All-llahun  e Madhëruar, që ky muaj i bekuar të jetë frymëzim  i shpirtit të besimtarëve, që në fund të shpërblehen  me dhuntitë  që ua dhuron  All-llahu si shpërblim. Vetëm me punë dhe angazhim mbrohet morali dhe dinjiteti i popullit si dhe ideali i tij për paqe, tolerancë dhe  mirëkuptim. thuhet midis tjerash  në mesazhin  e urimit të Myftiut të Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, njofton Jetapress.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *