Kush mbjell erë, korr furtunë !

Në vend të reagimit

 

Kampanja shpifëse dhe denigruese e disa personave të papërgjegjshëm kundër institucionit më të lartë fetar në Kosovës, siç është Bashkësia Islame dhe Medreseja “Alauddin”, ka ngritur shqetësimin për këto dukuri negative edhe te shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Të sulmosh pa fakte dhe prova për “terrorizëm” dhe afera të tjera të kësaj natyre një institucion si ky i Bashkësisë Islame të Kosovës, tregon moralin e dobët të personave të caktuar, të cilët jo vetëm se kanë mungesë të kulturës, por edhe paraqesin një rrezik për shoqërinë tonë e cila përmes portaleve e gazetave të ndryshme u jep hapësirë t’i promovojnë shpifjet dhe fushatat e tyre, të poshtra, të ndyta dhe të pacipë.

Personaliteti i Myftiut Tërnava dhe i institucionit që drejton, nuk mund të shembet nga persona të caktuara dhe të orkestruara nga qarqe të ndryshme, nga se këto vlera nuk janë ngritur për një ditë, por ato janë të trashëguara nga e kaluara e lavdishme e këtij institucioni, nga i cili kanë dalë vepra me vlerë shoqërore, fetare dhe kombëtare.

Ata që mundohen për interesa të ndryshme, qoftë material apo funksionale, të baltosin personalitet si janë ato të Bashkësisë Islame dhe Medreseja “Alauddin”, herë do kurë do ta marrin dënimin e merituar ashtu siç thotë edhe urtia popullore: Kush mbjell erëkorr furtunë !

Ne nga Lugina e Preshevës me shqetësim po i përcjellim këto fushata të ulëta, poshtëruese e denigruese të njerëzve të papërgjegjshëm, që sulmojnë institucionet më të larta fetare në Kosovë, me shpresë se ato do të pushojnë nga se misioni i tyre është pamundur për t’i njollosur personalitete me bagazh të madh të veprimtarive në kudër të Bashkësisë Islame dhe Medresesë “Alauddin”, në Prishtinë, thuhet në një koment të Jetapress-it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.