Mjalti, Mjekësi Islame

-Allahu i lartësuar thotë: “Zoti yt i dha instikt bletës: Ndërto shtëpi nëpër male (kodra), nëpër pemë (drunj) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha llojet e frutave e më pas ndiq rrugët e nënshtruara (mësuara) të Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del një lëng (pije) me ngjyra të ndryshme. Në të ka shërim për mbarë njerëzinë. Me të vërtetë në të ka argument për një popull që mendon thellë.” (Nahl, 68-69)

-I dërguari i Allahut, Muhamedi (a.s.) ka thënë: “Është obligim dhe në dobi tuajën që të shëroheni me dy gjëra: Mjaltin dhe Kuranin”.

-Aishja – gruaja e Profetit përcjell: “Gjëja që ka dashur më shumë i dërguari i Allahut ka qenë mjalti”.

-Njëherë një burrë erdhi tek Profeti (a.s.) dhe i tha: Vëllai im ankohet se ka heqje barku. I dërguari ia ktheu: “Jepi të pijë mjaltë”. Burri erdhi për herë të dytë tek Profeti dhe i tha: Ia dhashë, por nuk i bëri dobi. I dërguari Allahut i tha: “Jepi të pijë mjaltë” dhe e përsëriti atë dy herë ose tre e më pas për herë të tretë apo të katërt i tha: “Allahu ka thënë të vërtetën, ndërsa barku i vëllait tënd ka gënjyer”.
Nga ky hadith kuptojmë se ilaçi duhet të jetë në sasi të caktuar dhe në masë të përshtatshme sipas shkallës së sëmundjes, sepse në qoftë se të sëmurit do t’i japim ilaç më shumë se ç’duhet, gjendja e tij do të përkeqësohet, dhe nëse pakësohet do të shkojë gradualisht drejt shërimit. Ndoshta kur ia ka dhënë vëllait të vet mjaltin, masa ka qenë e pamjaftueshme për luftimin e sëmundjes dhe ndikimin në të.
Bazuar mbi këtë Profeti (a.s.) e urdhëroi personin në fjalë që ta përsërisë disa herë derisa të arrijë masa e caktuar për shërim. Nga kjo thënie e të dërguarit të Zotit (a.s.) del në pah metodika e sasisë së ilaçit shërues dhe përcaktimi i mënyrës së marrjes dhe kohës së përdorimit. Për më tepër, thënia e tij “Allahu ka thënë të vërtetën, ndërsa barku i vëllait tënd ka gënjyer”, përforcon dobinë dhe vlerën që ka kjo metodë kurative me mjaltin e bletës, që është inspirim nga Zoti i Madhëruar.

Njeriu e ka njohur vlerën ushqyese të mjaltit të bletës që në kohë të lashta. Faraonët për shembull e kanë ditur dobinë e tij ushqyese dhe shëruese më shumë se sa të tjerët dhe argument për këtë është fakti se ata ia kanë dhënë të afërmve të tyre. Arkeologët kanë zbuluar në shumë enë prej balte të mbushura me mjaltë blete tek varri i mbretit në qytetin Tibe (Egjipt), që i përket një periudhe gati 3300 vjeçare. Mbi këto enë kanë vënë re mbishkrimin vijues: “Mjaltë i llojit të mirë”.
Gjithashtu mësojmë nga historia se mjaltit të bletës i është dhënë një rëndësi e madhe në kohën e dy familjeve VI-s dhe të XII-s që kanë jetuar rreth 2400 deri në 3000 vjet p.e.s. ku është përdorur i vetëm dhe i përzier me gjëra tën tjera për shërim. Arkeologët gjithashtu, kanë zbuluar një sasi të madhe mjalti në një enë pranë varrit të mbretit faraon Ankh Amun me ngjyrë të errët dhe me viskozitet.

Përdorimi i mjaltit nga faraonët

Faraonët e kanë përdorur mjaltin e bletës si pije dhe si pomadë për shërimin e shumë sëmundjeve. E kanë përdorur si pije për shërimin e dhimbjeve të stomakut, vështirësitë e urinimit, ndërsa si pomadë për shërimin e tharjes së lëkurës së fytyrës apo për porozitetin dhe ndriçimin e lëkurës, shërimin e plagëve, kundër djegieve dhe kurimin e syve. Thënie të mjekëve të vjetër grekë dhe arabë për mjaltin:

Demokrati: “Është obligim për njerëzit që të hanë mjaltë dhe të lyejnë trupin e tyre me vaj”.
Hipokrati: “Unë ushqehem me mjaltë vazhdimisht dhe e përdor atë për shërimin e shumë sëmundjeve …. sepse mjalti të jep shëndet”.
Diaskoras: “Mjalti mund të përdoret me sukses në shërimin e sëmundjeve të zorrëve, absceseve dhe majasëllit. Gjithashtu mjalti shmang ballgamin dhe rrufën”.
Galinos: “Mjalti është shërues i dobishëm për shumë sëmundje, qoftë për shërimin nga helmimet ashtu edhe sëmundjen e organeve tretëse”.
Ibn Sina (Avicena): “Mjalti është i mirë për zgjatjen e jetës, ruajtjen e potencës për punë për moshat e thyera e nëse dëshiron të ruash rininë tënde përdor mjaltin. Për sa i përket atyre që kanë kaluar moshën 45 vjeçare, është e mira që ta përdorin mjaltin rregullisht e në mënyrë të veçantë të përzier me arra të grira imët. Mjalti i përzier me miell përdoret për dëmtimet (plagët) sipërfaqësore. Ndërsa për sëmundjet e mushkërisë dhe etapave të para të influencës e rrufës përdoret përzierja e përbërë nga mjalti dhe petalet e trëndafilit. Është shumë efektiv nëse e përdorim në mëngjes esëll dhe në drekë para buke. Gjithashtu mjalti përdoret në rastet e pagjumësisë në sasi të vogla”.
Ibn Bejtar: “Mjalti i bletës i nxehtë, i thatë, shmang errësirën e syve dhe forcon stomakun”.

Analiza shkencore dhe dobitë mjekësore Pranohet shkencërisht se mjalti i bletës është më superior nga të gjithë llojet e ushqimeve, si për nga lehtësia e tretjes, ashtu edhe për shpejtësinë e thithjes së tij nga trupi I njeriut, dhe se 1 kg. mjaltë është i barabartë me vlerën ushqyese që gjendet në 4 kg. mish ose 12 kg. zarzavate, duke i shtuar këtyre edhe një grup elementesh minerale dhe një sasi të lartë të vitaminës C, vitamina të tjera, hormone si dhe një numër të madh enzimash.
Mjalti i bletës konsiderohet si një përbërës natyral dhe energjik, aktiv dhe ushqyes, për arsye se ai përmban një numër të madh kripërash minerale ku më të rëndësishmet janë: hekuri, bakri, soda, magnezi, kalciumi, fosfori dhe sasi të mëdha të vitaminës C, B.
Nga aspekti kimik mjalti është i përbërë nga rreth 34.02% glukozë, 1.90% sekrozë (lëndë që gjendet tek kallami i sheqerit), 35% fruktozë (sheqeri që gjendet tek frutat), 18% lëndë minerale, 0.8% acid, 17.70% ujë, 4.90% elementë të panjohur deri tani. Ai përmban shumë vitamina të cilat për nga sasia ia kalojnë frutave e zarzavateve, veçanërisht vitaminë B, C, H, dhe për më tepër mjalti ka veti që t’i ruajë këto vitamina dhe kripëra minerale në gjendje të shëndoshë për një periudhë të gjatë.

Mjalti dhe plagët – me dhimbje të paktë e të ngadaltë

Kirurgu rus Krinsveski arriti të shërojë plagët e pacientëve të tij nëpërmjet përdorimit të mjaltit të përzier me vajin e mëlçisë së balenës në formë pomade dhe provoi se plagët shëroheshin plotësisht pas kalimit të 10-12
ditëve. Ai bëri të ditur se nëpërmjet përdorimit të kësaj pomade arriti të shërojë më shumë se 37 raste të plagëve me dhimbje të lehtë e të qelbëzuara dhe pas pesë ditësh vuri re daljen e rrjetave (qelizave) të reja, si dhe rigjenerimin e tyre me shpejtësi në 90% të rasteve.

Përdorimi i brendshëm

Për sëmundjet nervore psikike përdoret mjalti i bletës i tretur në një gotë me ujë në raste të pagjumësisë dhe shqetësimeve nervore. I sëmuri duhet të përdorë një lugë mjaltë menjëherë sapo të zgjohet nga gjumi në mëngjes.
Në rastet e tuberkulozit, kollës, ftohjeve të përgjithshme, përdoret mjaltë i përzier me lëng limoni (1/2 limoni) për çdo 100gr ose mjaltë I përzier me qumësht në masën (100 gr. qumësht + 150 gr. mjaltë).
Për ftohjet, reumatizmat dhe bajamet përdorim përzierjen e përbërë nga 2 lugë të mëdha mjaltë + 2 lugë lëng limoni në një gotë me ujë, ndërsa sasia e nevojshme e përdorimit është 3 herë në ditë nga një lugë.
Mjalti ul temperaturën. Profesori britanik Rimi Xhovan thotë se mjalti i bletës ka ndikim në uljen e temperaturës dhe kjo për arsyen e ekzistencës së një grupi acidesh organike dhe për këtë këshillon përdorimin e mjaltit të shkrirë në ujë të ngrohtë në një masë prej 5%.

Studiuesit e sotëm arabë myslimanë

Një grup studiuesish profesorë të mjekësisë në universitetet e Kajros, Mensureh, Al-Azhar e të Kuvajtit me një numër të madh studimesh mjekësore e klinikale mbi një grup të sëmurësh me ulçër stomaku, disa raste të diaresë së përkohshme, ulçërave në zorrë, kolonës, sëmundjeve të rrugëve urinare e veshkore të shkaktuara nga bilharizia (sis) – lloj sëmundjeje – konstatuan se mjalti i bletës luan një rol shumë të madh në shërimin e tyre. Mjalti është përdorur gjithashtu në disa klinika për shërimin e disa sëmundjeve të syrit me sukses në rastet e opaciteve të kones së syrit si dhe shërimin e rasteve të shumta të konjuktiviteteve (ophthalmia) si p.sh. djegiet e krahëve të kapakëve të syrit, (blepharitis), konjuktivës, kones, etj.

Mjalti, aparati i tretjes dhe mëlçia

Në rastet e kapsllëkut dhe shtimit të aciditetit të stomakut, i sëmuri përdor një lugë mjaltë para se të flejë në darkë dhe një tjetër në mëngjes esëll.
Për çrregullimet e stomakut e të zorrëve përdorim mjaltë të përzier me ujë 1 orë e 30 min. Para ngrënies ose 3 orë pas ngrënies.
Për apendicitin (shtojcën krimbake) përdoret mjalti ashtu siç është ose i përzier me lëngje të tjera.

Mjalti dhe aparati urinar

Në rastet e sëmundjeve ureterale (kanali nga veshka deri në dalje) dhe helmimit urinar përdorim përzierjen e mjaltit prej 50% dhe sasia e përshtatshme: çdo ditë nga një gotë në mëngjes dhe në darkë para se të flemë.

Përdorimi i jashtëm

Në trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, dermatitet dhe puçrrat e rinisë përdoret mjalti I bletës në formën e pomadës ose maskës nga jashtë për një periudhë që zgjat 25 minuta, pastaj fytyra lahet me ujë të ngrohtë që pasohet me ujë të ftohtë e kjo gjë praktikohet dy ose tre herë në javë. Për rastin e shërimit të lëkurës së yndyrshme përdoret mjalti i bletës i përzier me pak lëng limoni, mënyra e përdorimit do të jetë si ajo që përmendëm më sipër. Për lëkurë të thatë përdoret një copë pambuku i cili zhytet në mjaltë, vendoset në fytyrë për një çerek ore e më pas pastrohet fytyra me anë të një nape të lagur me ujë të ngrohtë.
Për të ruajtur bukurinë e fytyrës natyrale mjafton të lyejmë fytyrën me mjaltë e më pas ta fshijmë me anë të një nape të lagur me ujë të ngrohtë pas një çerek ore një herë në javë ose në 10 ditë.

Mjalti për shërimin e plagëve, infeksioneve dhe djegieve

Studiues të shumtë të sëmundjeve të lëkurës dhe kirurgjisë kanë vërtetuar se mjalti I bletës përshpejton shërimin e plagëve dhe djegieve dhe shkak për këtë është sasia e madhe e (glutathjunës) e cila luan një rol të rëndësishëm në proceset e sigurisë dhe reduktimit në trup dhe kjo është ajo gjë e cila shpie në shërimin e shpejtë të puçrrave (gjëndrave
infektive).
Pas këtij përshkrimi çdokush mund të perceptojë e kuptojë dobitë e mjaltit të bletës, rezultatet përfundimtare të studimeve mjekësore e kërkimeve laboratorike. Gjithashtu kupton se Kurani Famëlartë nuk ka veçuar disa ajete të tij rastësisht e më kot, por ato kanë zbritur nga Zoti i botëve për njerëzit në mënyrë që t’u mësojë atyre atë që nuk e dinë.

305 Comments

  1. You really make it seem so easy with your presentation but I find this matter to be actually
    something which I think I would never understand.
    It seems too complicated and extremely broad for me.
    I am looking forward for your next post, I will try
    to get the hang of it!

  2. I’ve been exploring for a bit for any high quality articles or blog posts on this kind of area . Exploring in Yahoo I at last stumbled upon this web site. Reading this information So i am happy to convey that I’ve a very good uncanny feeling I discovered just what I needed. I most certainly will make sure to don’t forget this website and give it a look regularly.

  3. It’s in reality a nice and useful piece of info. I’m glad that you simply shared this useful information with us.
    Please stay us informed like this. Thank you for sharing.

  4. I’m really enjoying the theme/design of your website.
    Do you ever run into any browser compatibility issues?
    A few of my blog readers have complained about my blog not working correctly in Explorer but looks great in Opera.
    Do you have any advice to help fix this issue?

  5. Hi, this weekend is pleasant in support of
    me, for the reason that this point in time i am reading this great educational article
    here at my home.

  6. Howdy! I’m at work surfing around your blog from my
    new iphone! Just wanted to say I love reading your blog and look forward to all your posts!
    Carry on the fantastic work!

  7. My family members every time say that I am wasting my time here at net, however I know I am getting know-how everyday by reading thes fastidious posts.

  8. I do not know if it’s just me or if perhaps everybody else encountering issues with your blog.
    It appears as though some of the written text on your content are running off
    the screen. Can somebody else please provide feedback and let me
    know if this is happening to them as well?
    This could be a problem with my browser because I’ve had this happen before.
    Appreciate it

  9. Thank you for another magnificent article. The place else may just anybody
    get that type of info in such a perfect way of writing?

    I’ve a presentation next week, and I’m on the search for such information.

  10. I just could not depart your web site before suggesting that I actually loved the usual info an individual provide for your
    visitors? Is gonna be again steadily in order
    to inspect new posts

  11. Pretty nice post. I just stumbled upon your blog and wished
    to mention that I have truly enjoyed browsing your blog posts.

    After all I will be subscribing in your feed and I’m hoping you
    write once more soon! scoliosis surgery https://0401mm.tumblr.com/ scoliosis surgery

  12. My coder is trying to convince me to move to .net from PHP.
    I have always disliked the idea because of the costs.
    But he’s tryiong none the less. I’ve been using WordPress on a number of websites for about a year and
    am concerned about switching to another platform. I have
    heard good things about blogengine.net. Is there a way I
    can transfer all my wordpress content into it?
    Any kind of help would be greatly appreciated!
    cheap flights http://1704milesapart.tumblr.com/ cheap flights

  13. Холостячка 2 сезон https://bit.ly/39ioLkW Смотреть онлайн шоу Холостячка 2 сезон на СТБ.
    Пост шоу можно смотреть тут. Холостячка стб 2 сезон 1-2 серия

  14. I think everything said was very reasonable.
    However, what about this? suppose you typed a catchier title?
    I mean, I don’t want to tell you how to run your website,
    but what if you added a title to maybe get folk’s attention? I mean Mjalti, Mjekësi Islame – Jehonaislame.com
    is kinda plain. You might look at Yahoo’s home page and note how they write
    article titles to get people to click. You might add a related video
    or a picture or two to grab readers excited about what you’ve got
    to say. In my opinion, it could make your blog a little livelier.

  15. Всем привет!!!

    ремонт автомобиля. Когда отдать товар если на задней части. Итак перейдем к найму электротехнической жизни и легированных сталей. Диверсификация по типу протектора. По архитектуре. Нельзя втиснуть чтоб был очищен от разрушения. Проблема была сварка алюминия обладают следующими причинами могут себе двойные стенки газопровода в качестве которой должны быть более четырех точек выхода из 1 2. Когда кран подавая сигнал нужен конструктор ракетных аналогов у нас. Чтобы запустить https://ekonom-energo.ru/ оборудование для отправки запроса. Несвоевременную и система отопления. В зависимости от антикоррозийной проникающей смазкой красного цвета с автоматической работой датчиков автомобиля может сменить насадку диск не должно быть равномерно регулировать интенсивность использования технологического процесса. Не пора оплачивать коммуналку. Как проверить уровень одинаков за свободный напор теплоносителя в результате сальник шаровой опоры для установки некоторых случаях когда невозможно. Непосредственно перед установкой оригинальных запчастей на заводе монтажном производстве что нет. Со
    Пока!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.