Mesazh urimi i Myftiut të Luginës

Myftiu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, H. Nexhmedin ef. Saqipi ua uron të gjithë besimtarëve kudo që gjinden, muajin e bekuar dhe të uruar të Ramazanit të ndershëm. Duke shpresuar se ky muaj do të jetë shkollë e edukimit, pastrimit, emancipimit, lartësimit shpirtëror, si dhe i fuqisë dhe i bukurisë.

Këtë muaj besimtarët islam, anë e kënd botës e presin me knaqësinë më të madhe, sepse agjërimi i shëndritë zemrat e besimtarëve dhe i ngritë në shkallën më të lartë të devotshmërisë. Ndërsa, largon nga zemra zilinë, urrejtjen, përgojimin, egoizmin dhe përtacinë. Pastaj, i fton besimtarët që të bëhen personalitete të sinqertë, të butë të mëshirshëm ndaj besimtarëve, të jenë të dashur mes veti, t`ia ruajnë shpinën njëri tjetrit, si të jenë një trup dhe shpirt.

Gjithashtu ftojmë të gjithë subjektet politike shqiptare për unitet dhe bashkëpunim në organizimin e tyre politik dhe diplomatik, dhe në fund të mbretërojë mishira, qetësia dhe ulja e tensionit në zemrat e tyre, si dhe të punojnë për interesat e popullit.

E lusim All-llahun e Madhëruar, që ky muaj i bekuar të jetë frimëzim i shpirtit të besimtarëve, që në fund të shpërblehen me dhuntitë që ua dhuron All-llahu si shpërblim. Vetëm me punë dhe angazhim mbrohet morali dhe dinjiteti i popullit si dhe ideali i tij për paqë, tolerancë dhe mirëkuptim. thuhet midis tjerash në mesazhin e urimit të kryesisë së BIPBM –së me seli në Bujanoc.

Njofton Qendra për informim pranë BIPBM-së, Bujanoc.

14.06.2018

18 Comments

  1. I’m not that much of a internet reader to be honest but your
    sites really nice, keep it up! I’ll go ahead and bookmark your website to come back down the road.

    Many thanks

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.