Haradinaj uron Fitër Bajramin: E gëzofshim siç është më së miri

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj me rastin e Festës së Fitër Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.

Haradinaj i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli e disa ministra të kabinetit qeveritar, u pritën nga Myftiu Naim Ternava.

I pari i qeverisë uroi Tërnavën dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për Fitër Bajramin.

“E gëzofshim si është më së miri këtë festë, të gjithë, në harmoni fetare siç dijmë ne shqiptarët”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *