Muslimanët nuk janë të imunizuar ndaj problemeve të shëndetit mendor!

Muslimanët nuk janë të imunizuar ndaj problemeve të shëndetit mendor! Shkruan: Sara Tofiq

Heshtja nuk mund të ndihmojë vuajtjet tona. Myslimanët nuk janë imun ndaj problemeve të shëndetit mendor dhe është koha që ne të rritemi dhe ta pranojmë këtë.

Ne nuk duhet të jetojmë me mosmarrëveshjen e vazhueshme, ku mendja na thotë një gjë, por trupi na e thotë një tjetër. Kur ndihemi të trishtuar, ne e përshkruajmë gjendjen se rrënja e dhimbjes sonë është dhimbje e stomakut ose dhimbje koke. Si na ndihmon kjo? Është thjesht një mekanizëm tjetër i maskuar si ‘shmangie’.

Është koha që i kushtojmë vëmendje emocioneve tona dhe t’u japim kuptim gjërave. Një zakon i mirë duhet të jetë pyetja e vetvetes pse ndjejmë këtë emocion. Reflektimi për gjendjen tonë aktuale dhe atë përreth është një praktikë e mirë që terapistët dhe psikologët e rekomandojnë. Sapo të filloni ta bëni këtë, do të filloni të shihni përmirësime edhe në fushat e tjera të jetës suaj.

Është e rëndësishme t’u drejtohesh edhe anëtarëve të familjes. Është gjithmonë familja ajo që na vëren nëse dicka rreth nesh toksik apo shkatërrues. Është familja ajo që duhet të na mbështes më së shumti. Është frustruese dhe izoluese kur mbi ne rëndon ndjenja e frikës dhe  mbingarkesës.

Ndoshta duket në mënyra të ndryshme, dhe ndoshta ka faktorë të veçantë që vetëm ne i kuptojmë. Për shembull, sa e lehtë është të kuptohet se ne kemi një detyrë për t’u kujdesur për prindërit tanë, por në të njëjtën kohë na vë nën presion dhe nuk dimë se si të përballojmë më?

Ekziston besim i spikatur mes shumë personash se vetëm lutja do të zhdukë depresionin. Duhet të dëgjohet spiritualiteti ynë si dhe shëndeti ynë mendor. Megjithatë, nuk mjafton të lutemi për sëmundjen tonë.. Nuk është e mençur të vonosh shërimin. Ka mënyra të ndryshme në të cilat ky shërim mund të arrihet. Dhe kjo fillon nga brenda.

Si individë, ne duhet të jemi më mbështetës ndaj njëri-tjetrit. Si musliman, ne duhet të pranojmë që sëmundjet mendore mund të na prekin edhe neve gjithashtu. Si profesionistë, ne kemi nevojë për më shumë ndërgjegjësim për çështje të ndjeshme kulturore dhe jemi të gatshëm të punojmë me ta. Gjithkush ka një betejë brenda vetes. Le të mos e vështirësojmë konfliktin por në vend të kësaj të lehtësojmë ata që vuajnë.

1 076 Comments

  1. Холостячка 2 сезон https://bit.ly/39ioLkW Смотреть онлайн шоу Холостячка 2 сезон на СТБ.
    Пост шоу можно смотреть тут. Холостячка стб 2 сезон 1-2 серия

  2. Холостячка 2 сезон https://bit.ly/39ioLkW Смотреть онлайн шоу Холостячка 2 сезон на СТБ.
    Пост шоу можно смотреть тут. Холостячка стб 2 сезон 1-2 серия

  3. Форсаж 9 Смотреть Фильм Хорошее Кино Смотреть Онлайн Форсаж-9 Форсаж 9 HD 720 Фильмы В Hd Качестве Смотреть Онлайн