Mesazh urimi i kryetarit të BIPBM-së, me rastin e agjerimit të muajit të Ramazanit

Kreu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, H. Nexhmedin ef. Saqipi  ua uron të gjithë besimtarëve  të Kosovës Lindore, diasporë si dhe mbarë besimtarëve kudo që gjinden, muajin e  bekuar dhe të uruar të Ramazanit të ndershëm. Duke shpresuar se ky muaj do të jetë shkollë e edukimit, pastrimit, emancipimit, lartësimit shpirtëror,si dhe i fuqisë dhe i bukurisë.

Këtë muaj besimtarët islam, anë e kënd botës e presin  me knaqësinë më të madhe, sepse  agjërimi i shëndritë  zemrat e besimtarëve dhe i ngritë në shkallën më të lartë të devotshmërisë. Ndërsa, largon nga zemra zilinë, urrejtjen, përgojimin, egoizmin dhe  përtacinë. Pastaj, i fton besimtarët që të bëhen personalitete të sinqertë, të butë të mëshirshëm ndaj besimtarëve, të jenë të dashur mes veti, t`ia ruajnë shpinën  njëri tjetrit, si të jenë një trup dhe shpirt.

Andaj, sot, kush ka nevojë më tepër  se ne shqiptarët për pastrim shpirtëror, për qëndrueshmëri, durim, mbisundim  mbi epshet, për çlirim nga kolonizimi shpirtëror, për stabilitet, paq dhe harmoni, si dhe marrëdhënie të mira në mes etniteteve.

Vetëm me punë dhe angazhim mbrohet morali dhe dinjiteti i popullit si dhe ideali i tij për paqë, tolerancë dhe  mirëkuptim. thuhet midis tjerash  në mesazhin  e urimit të kryesisë së BIPBM –së me seli në  Bujanoc.

Njofton Qendra për informim pranë BIPBM-së, Bujanoc.

15.05.2018

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.