Iftari i përbashkët i Myftinisë dhe i Komunës së Tetovës

Më datë 18.05.2018 (e premte), në kuadër të aktiviteteve të Myftinisë dhe Komunës së Tetovës, u organizua iftari i përbashkët për hoxhallarët, mutevelinjtë dhe talebet e Myftinisë së Tetovës me rrethinë.

Në këtë manifestim të cilin e moderoi Xhemil ef. Sadiki, të pranishëm ishin: Kryetari i BFI – së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetarja e Komunës znj. Teuta Arifi, Myftiu i Myftinisë së Tetovës Qani ef. Nesimi, Myftiu i Shtipit Mr. Nasir ef. Rexhepi, Prorektori për arsim pranë UT – së Prof. Dr. Reshat Qaili, Koordinatori i Medresesë Isa Beu paralelja e vajzave në Tetovë Beqir ef. Memeti, ish myftinjtë e Tetovës, Alifekri ef. Esati dhe Nexhadi ef. Limani, përfaqësuesit e Rijasetit, përfaqësuesit e sektorëve të Komunës, kolegët e Myftinisë, si dhe të gjithë hoxhallarët, mutevelinjtë dhe talebet e Xhamive të Tetovës.

Ndërkaq në këtë manifestim fjalë përshëndetëse kishte Myftiu, Kryetarja e Tetovës, Prorektori për arsim pranë UT – së, kurse fjalën e rastit e mbajti Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi. Dhe në fund duaja e bukës u bë nga Myftiu i Shtipit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.