Reisul Ulema merr pjesë në shënimin e 4 Prillit, ditës së NATO-s

Shkup, 4 prill – Me rastin e 69 vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të Aleancës Veriore, sot, Zyra e NATO-s ka orgnizuar një pritje për personalitetet e larta të vendit, për udhëheqëit e institucioneve shtetërore si dhe pë korin diplomatik në vend. Të pranishëm ishin Kryeministri Zoran Zajev, zëvendëskryeministri Hazbi Lika, Ministrj e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, liderë partishë, deputetë si dhe funksionarë të ndryshëm. Me këtë rast, për ta shënuar 4 Prillin, Ditën e Aleancës, nga Zyera e NATO-s i ftuar ishte edhe Reisul Ulema i BFI-së, Haxhi Sulejman ef. Rexhepi.

Nga organizatorët e shënimit të kësaj dite të madhe për paqen dhe sigurinë në botë por edhe nga të pranishmit unanimisht është vlerësuar se, Shteti i Maqedonisë gjithësesi që është në udhë të mbarë si asnjëherë më parë që të jetë anëtarja më e re e kësaj Aleance./bfi.mk/

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.