Teologu zviceran Dr. Hans Küng: “Nuk mund ta mohojmë se Muhamedi është udhëzimi i vërtetë për shpëtim”

Teologu bashkëkohor zviceran dr. Hans Küng, i cili ndër të tjera është i njohur për pretendimet dhe bindjet e tij se Isai (Jezusi) ishte vetëm një njeri dhe Profeti i zgjedhur i Perëndisë, ka thënë për të dërguarin e fundit Profetin Muhamed: “Muhamedi është i dërguari i Zotit në kuptimin e plotë të fjalës dhe ne nuk mund ta mohojmë se Muhamedi është një lajmëtar i vërtetë për shpëtim”

Ajo që karakterizon jetën e Profetit Muhammed, është fakti se historia ka ruajtur tërë jetën, biografinë dhe të gjitha cilësitë e moralet e tij dhe se në jetën e tij dhe në biografinë e tij nuk ka asgjësim apo paqartësi.

Ky është një fakt që shumë historianë perëndimorë e dinë dhe e konfirmojnë. Kështu, historiani britanik Arnold Toynbee thotë: “Ata që duan të studiojnë biografinë e madhe të Profetit të Zotit Muhammedit do të gjejnë një numër shkrimesh dhe dokumentesh që nuk mund të gjejnë për një Profet tjetër të Zotit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *