Seminari i organizuar nga BFI në RM me temën: “Kurorëzimi dhe shkurorëzimi sipas normave islame dhe sfidat bashkëkohore”

Më 15.03.2018 , Rijaseti i BFI në RM, në koordinim me Myftininë e BFI – së Tetovë, organizuan seminar njëditor me nëpunësit fetar.
Në këtë seminar të pranishëm ishin Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, hoxhallarët e Myftinisë së Tetovës, ligjëruesit: Jusuf ef, Zimeri, Dr. Taxhedin ef. Bislilimi, Idriz ef. Idrizi, Hfz. Ibrahim ef. Alija.
Ky progam filloi me leximin e disa pjesëve të Kur’anit nga Imami i fsh. Llërc Besim ef. Memeti.
Të pranishmit i përshëndeti Myftiu i Tetovës duke ju shprehur mirëseardhje të gjithëve. Ndërkaq Kryetari i BFI-së Reisul Ulema mbajti fjalën e rastit duke potencuar se Bashkësia Fetare Islame prej kohësh ka inicuar që ky seminar të jetë prezent nëpër Myftinitë e saja në tërë vendin, duke theksuar se çdo Myftini më pas duhet ta përcjellë deri te nëpunësit e vet. Ligjëruesit u përqëndruan në faktin e kurorëzimit dhe shkurorëzimit si dhe në sfidat e saja bashkëkohore. Më pas vijoi diskutimi publik me një numër të konsideruar diskutantësh si dhe u shpërndanë çertifikata për pjesëmarrje për të gjithë pjesëmarrësit.
Në fund për të gjithë mysafirët nga ana e Myftinisë së Tetovës u shtrua edhe një drekë solemne.

49 Comments

  1. I will immediately snatch your rss feed as I can’t find your email subscription hyperlink or newsletter service. Do you have any? Kindly allow me recognize in order that I could subscribe. Thanks.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.