‘Merr mobiliet e tij të gjumit, kudo që shkon’: Zbulohen zakonet e çuditshme të Princit Charles

Në librin e tij të ri, “Princi Rebel: Fuqia, Pasioni dhe Dëbimi i Princit Charles”, autori Tom Bower zbulon shumë për marrëdhëniet e tij me Camilla Parker-Bowles dhe bijtë e tij, Princin William dhe Princin Harry.

Në libër gjithashtu, siç shkruajnë mediat e huaja, zbulohen detaje të brendshme për prindërit e tij, Mbretëreshën Elizabeta II dhe Princin Filip.

Por përtej çështjeve të brendshme të Charles dhe familjes së tij, libri ekspozon disa zakone shumë të veçanta për princin gjithashtu.

Dhe një ndër to është edhe fakti se Charles merr mobiljet e tij të gjumit, kudo që shkon.
“Stafi mbështjell shtratin e tij ortopedik, peshqirët e freskët, radion, një krahë mbathje, ulësen e tij të tualetit, rrotullat e letrës higjienike,…”.
Gjithashtu, siç është thënë më tej, ai ndryshon rrobat e tij deri në pesë herë në ditë, me ndihmën e katër “shërbyesve”.

Në mesin e 124 anëtarëve të stafit të tij, tre shërbëtorë, një sekretar privat, një daktilograf, një kuzhinier dhe disa truproje, bashkohen me të, sa herë që lë një nga gjashtë vendbanimet e tij.

Veç këtyre, ai refuzon të udhëtojë pa aeroplanin e tij privat ose helikopterin dhe lehtë mund të shpenzojë në udhëtimet ditore.

Në vitin 2006, ai njoftohet se përdorte trenin mbretëror për të udhëtuar në Penrith (me një kosto prej 37,000 dollarë të Zelandës së Re) vetëm për të vizituar një pijetore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.