,, Xixëllonjat E Lezhës” Ndalohen Në Medvegjë

Në kuadër të festimit të Vitit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, në kalendarin e saj të aktiviteteve solli në Bujanoc dhe Preshevë, Teatrin e Kukullave ,,Xixëllonjat e Lezhës”, me  shfaqjen për fëmijë “Skënderbeu”, por jo edhe në Medvegjë, meqë u ndalua nga autoritetet serbe të kësaj komune.

Për deri sa në Bujanoc dhe Preshevë ,,Xixëllonjat e Lezhës”, u mirëpritën jo vetëm nga nxënësit e shkollave, por edhe nga përfaqësuesit e jetës kulturore dhe autoritetet e pushteteve lokale, në Medvegjë, fatkeqësisht, mbyllet dera e sallës së pallatit të kulturës për të mos u paraqitur teatri i kukullave me pjesën teatrale kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Lidhur me këtë skandal vijnë reagimet e para nga Bujanoci dhe Presheva, drejtorët e pallateve të kulturës: Jetmir Ismaili dhe Gani Veseli, kanë kërkuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe deputeti popullor Fatmir Hasani, të reagojnë në instanca më të larta dhe te faktorët ndërkombëtarë për këto dukuri joqytetëruese të pushtetit centralist në Medvegjë. Ngjashëm ka ndodhur edhe para disa ditësh, kur policia e Medvegjës, ndaloi shkrimtarët nga Presheva, të cilët kishin disa libra shqip me vete për të organizuar një orë letrare me rastin e Ditës së Mësuesit.

Në këtë drejtim po e japim të plotë edhe reagimin prof. Rexhep Abazit nga Medvegja.

“E pabesueshme, por edhe kjo ndodhi në Medvegjë.
Pas paraqitjes me skenën programore në Preshevë dhe Bujanoc, më 23 mars 2018, TQKF nga Lezha erdhi qē tē njëjtin program ta paraqes edhe nē shtëpinē e kulturës në Medvegjë, më 24 mars 2018. Mirēpo, dyert e këtij institucioni ishin të mbyllura për shqiptarēt dhe pas një pritjeje prej orës 9.oo-10.oo, tē paraditēs, nē dēborē dhe të ftohët, tē trupēs artistike dhe të shqiptarëve të Medvegjēs, ata u detyruan tē kthehen të brengosur skajshmërisht për njē veprim tē tillē jo njrēzor, jo kulturor, jo demokratik dhe jo civilizues pēr fillimshekullin e njëzet e një.
Të cekim se TQKF e Lezhës në mënyrë zyrtare iu kishte drejtuar kryetarit tē komunës së Medvegjës, mē 5 mars 2018, për këtë aktivitet e duke u bazuar në deklarimin e Presidentit tē R. së Shqipērisë në vizitēn e 27 nëntorit 2017 në Bajë të Siarinës, se duhet filluar me kontakte e aktivitete të kulturēs për zhvillimin e bashkëpunimit ndërshtetëror…

31 Comments

  1. Wow, amazing blog layout! How long have you been blogging for?
    you made blogging look easy. The overall look of your
    website is excellent, as well as the content!

  2. We are a group of volunteers and opening a brand new scheme in our community.
    Your site provided us with valuable information to work on. You’ve performed a formidable
    task and our whole community shall be thankful to you.

  3. Hey I know this is off topic but I was wondering if you knew of any widgets I could add to my blog that automatically tweet my newest twitter updates.
    I’ve been looking for a plug-in like this for quite some time
    and was hoping maybe you would have some experience with something like this.
    Please let me know if you run into anything.
    I truly enjoy reading your blog and I look forward to your
    new updates.

  4. It’s amazing to visit this site and reading the views of all colleagues regarding this piece of writing, while I am also eager
    of getting experience.

  5. Hmm it seems like your website ate my first comment (it was
    super long) so I guess I’ll just sum it up what I wrote and say, I’m thoroughly enjoying your blog.
    I as well am an aspiring blog writer but I’m still new to
    everything. Do you have any recommendations for novice
    blog writers? I’d certainly appreciate it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.